Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës është bërë kuturu nga ZRRE-ja dhe pa shifra të sigurta.
Gjukaj në “Interaktiv” ka thënë se ZRRE-ja ka përvojë në çmimet e rrymës, por sipas tij, shpesh nuk është pajtuar me disa vendime që ka marrë ky institucion.
“Rritja është kuturu, pa shifra të sigurta, ZRRE-ja e ka një përvojë, edhe pse shpesh nuk pajtohem me disa vendime që janë marrë. Ata do të shohin matricën e të hyrave dhe do të kenë vendim meritor”, ka thënë Gjukaj.
Drejtori i KEK-ut beson se ZRRE-ja për këtë rritje të çmimit të rrymës nuk ka marrë urdhra nga jashtë, pasi kjo do të dëmtonte edhe më shumë qytetarët e Kosovës.
“ZRRE-ja të mos merr urdhra nga jashtë, sepse parimi i saj është mirëmbajtja e sektorit dhe mbrojtja e konsumatorit. Nëse marrin urdhra nga jashtë, do të ketë dëme më të mëdha”, ka thënë Gjukaj./Koha.net/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë