Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka, ka bërë të ditur në një konferencë për media të mbajtur në orët e pasdites se KEK-u ka arritur marrëveshje, fillimisht me dy familje, e që I mundëson korporatës që të vazhdojë nxjerrjen e thëngjillit në fshatin Shipitullë.
Kjo sipas tij eviton krizën energjetike për të cilën ishte vet Gjuka që kishte alarmuar para disa ditësh se Kosova mund të përballet me krizë energjetike, pasi ka vetëm edhe dy javë rezerva thëngjilli.
Gjuka tha se KEK është duke punuar me institucionet edhe për koordinim dhe implementim të ligjit sipas tij cilit ka marrë premtime edhe nga ministritë përkatëse që më 10 gusht do të bëhet një dëgjim publik dhe siq tha ai ky është premtim i kryeministrit në detyrë Isa Mustafa.
I pyetur se shumë prej zyrtarëve e kanë fajësuar atë për gjendjen energjetike dhe krizën, drejtori i KEK-ut tha se nuk ka pasur kohë të dëgjojë deklaratat e askujt pasi që ka qenë i angazhuar për zgjidhje të problemit.
Gjuka ka shtuar se KEK ka përgjegjësi publike dhe se KEK është ai që bën zgjidhje të problemeve dhe jo të krijojë probleme.
Ai tha se KEK-u nuk ka mandat ligjor që t’ia ndalojë ndokujt ndërtimet që kanë ndodhë në zonën e interesit.
Drejtori ekzekutiv, Arben Gjuka u ka bërë thirrje edhe banorëve të tjerë të Shipitullës t’i pranojnë ofertat e kësaj korporate në mënyrë që të shmanget kriza për sezonin e dimrit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...