Policia e Kosovës kanë arrestuar një 44 vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng në Ferizaj.
Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur në rrugën “‘’Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.
“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.B ( M/K) i moshës 44 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut.”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari pas intervistimit është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe si provë materiale është sekuestruar një pistoletë.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ” .
Tutje policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.
“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë