Google ADS

Gjuha denigruese dhe dhuna në fushatat politike, në kundërshtim me vlerat e garës

17:26 | 3 Shkurt 2021
L G

Fillimi i fushatës zgjedhore sipas ekspertëve do të nxjerr në pah edhe kulturën e subjekteve politike, me theks të veçantë gjuhën që po përdoret e cila thuhet se në disa raste ishte e papranueshme.

Kohët e fundit është vërejtur një gjuhë denigruese që po përdoret nga subjektet politike në fushatë.

Profesori universitar Faton Ismaili thotë për RTV Dukagjinin se një gjuhë te tillë po e tolerojnë vet subjektet politike, në vend se të flasin për tema më të rëndësishme.

“Në vend së të flasin për tema që janë jo shumë popullore siç janë sistemi i dështuar i drejtësisë, problemi i arsimit apo problemet në shëndetësi apo mungesa e vendeve të reja të punës, partitë kanë zgjedhur tema më popullore për të cilat mund të debatohet dhe mund të flasë secili. Për fyerje dhe sharje, secili në Kosovë e ka nga një fyerje apo sharje”, tha Ismaili.

Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se qytetarët nuk duhet të pengojnë zhvillimin e fushatave të subjekteve politike.

“Policia duhet të krijojë siguri në çdo cep të Kosovës në mënyrë që subjektet të pa penguara të mund të shpalosin programet e tyre”, tha ndër të tjera Yll Zekaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme