Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit ka zbatuar një planë operativ për parandalimin e gjuetisë në zonën e Prizrenit.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë zbatimit të planit operativë hetuesit dhe kanë arritur t’i ndalojnë 5 persona dhe janë sekuestruar shtatë armë, tre nga ato pa leje adekuate nga organet përgjegjëse, gjithashtu janë sekuestruar edhe katër radio marrës dhe municioni përkatës, përcjell Arbresh.info
“Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe janë hapet rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës””, thuhet në njoftim.
“Në Kosovë është hap sezoni i gjuetisë por gjuetia është e lejuar vetëm me kushte të caktuara dhe në vende që janë të licencuar nga ministria përkatëse, në zonë e Prizrenit nuk ka ndonjë zonë ku është e lejuar gjuetie. Për ndryshe shumë të pasionuar pas gjuetisë nuk po i përfillin rregullat dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan