Në orët e vona të mbrëmjes, në fshatin Kobaj të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna nga armë të zjarrit, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Njësite patrulluese, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe hetues kanë shkuar në fshat. Gjatë hetimit fillestar është kuptuar se në një shtëpi kishte pasur aheng familjar me ç’rast janë përdorë edhe armë,.
“Policia fillimisht kishte gjetur gëzhoja e më pas në bisedë e sipër me të dyshuarin e rastit, i njëjti ka pranuar që t’i dorëzojë dy armë: një pistoletë të llojit “ZIGANA” M16 dhe një pushkë gjahu e llojit “Cobalt””, thuhet në komunikatë.
Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...