Muhamet Makovci është dënuar me gjobë në vlerë prej 500 eurosh për veprën penale – armëmbajtje pa leje.
Menjëherë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Hivzi Bajraktari, i akuzuari Muhamet Makovci u deklarua rreth fajësisë. Me këtë rast, ai e pranoi fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.
“Atë ditë ne kemi pasë dasmë, është martuar djali i axhës. Kam gabuar, kam qenë më i ri”, tha i akuzuari.
Ai po ashtu i premtoi Gjykatës Themelore të Prishtinës që në të ardhmen nuk do ta përsërisë më të njëjtën vepër apo ndonjë të ngjashme.
Sipas aktakuzës, Muhamet Makovci akuzohej se prej kohës së pavërtetuar e deri në mars të vitit 2012 ka përdorur armën pa autorizim, ashtu që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij nga ana e pjesëtarëve të Policisë i është gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator i zbrazët dhe shtatë gëzhoja për të cilat nuk kishte pasur leje nga organi kompetent.
Me këtë veprim ai ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, posedim, kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...