Një tentim vrasje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Xhavit Ahmeti”, nëPrishtinë.
Konflikti kishte nisur në mes dy personave, e ndërsa policia ka raportuar se është përdorur edhe kallashnikov, shkruan arbresh.info
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjithçka kishte ndodhur pas mosmarrëveshjeje, teksa i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Po ashtu, rasti është duke u hetuar.
Ky është raporti pa ndërhyrje:
Rr. Xhavit Ahmeti, Prishtinë 28.04.2020 – 19:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti me armë zjarr AK-47 ka shtënë një herë në drejtim të ankuesit. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...