Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një lokal nate në fshatin Topliqan në Suharekë.
Një gjuajtje me kallash ka shkaktuar plagosjen e një personi dhe ka lënduar gjashtë të tjerë nga thyerja e gjësendeve të forta dhe xhamave të dritareve. Autoritetet janë në kërkim të informacionit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.
“Nga hetimet e para mësohet se në vendin e ngjarjes në parkingun e një lokalit hotelier janë gjetë dhjetë (10) gëzhoja që dyshohet të jenë shkrepur nga arma automatike AK-47. Si pasojë e gjuejtjes me armë zjarri një person dyshohet se është goditur në këmbë, i cili është dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Prizeren, edhe gjashtë persona tjerë dyshohet të jenë lënduar Sipas raportit të mjekut personat e sjellur kanë lëndime të lehta trupore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është bër bastisja e shtëpis dhe lokaleve përcjellëse të njërit nga të dyshimtit ku i njejti nuk është hasur në shtëpi dhe i njejti është në kërkim policor, gjatë bastisjes nuk është gjet diçka e dyshimt”, thuhet në njoftim.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave se si ka ardhur deri te ky rast dhe për arrestimin e të dyshuarve./Arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...