Google ADS

Gjuajtje me armë zjarri rrugës për Gërmi, arrestohen dy persona

09:57 | 1 Maj 2024
A Z

Dy persona janë arrestuar dje në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri nga një veturë, shkruan Gazeta Express.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë.

“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 30.04.2024 – 14:45. Janë arrestuar dy meshkuj, pasi që të njëjtit dyshohet se nga vetura kanë shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme