Google ADS

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, lëndohet një person – arrestohet një i dyshuar

23:40 | 27 Gusht 2024
E.G

Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Prishtinë.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:40 në rrugën Maliq Pashë Gjinovci në Prishtinë.

“Sot rreth orës 22:40, kemi  marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën Maliq Pashë Gjinovci në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person.”, ka thënë ajo.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore, deri tani  është arrestuar një person i dyshuar .”, shtoi Ahmeti./Arbresh.info/

Të ngjashme