Google ADS

Gjuajtje me armë zjarri në Mramor- Policia përdori armët ndaj të dyshuarve që u larguan me veturë

20:46 | 15 Dhjetor 2024
E.G

Zyrtarë policorë janë deturuar të përdorin armën e zjarrit në drejtim të një veture sot në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e cila tha se policia kishte tentur të ndalonte veturën por kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtaret policor.

“Rreth orës 17:30 është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç ‘rast ka identifikuar një veturë të dyshuar e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtaret policor.”, tha ajo.

“Duke parë rrethanat e ngjarjes policia me shpejtësi ka organizuar edhe një tjetër pikë kontrolli me qëllim ndalimin e veturës së dyshuar porse vetura sërish nuk është ndaluar dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje të qëllimshme për të goditur zyrtarët policor.  Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armën e zjarrit.”, tha ajo.

Ahmeti theksoi se aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati.

“Policia me përkushtim po vijon punën e saj për identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.”, u shpreh ajo.

“Siguria e oficerëve dhe qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë.”, tha mes të tjerash Ahmeti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme