Gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

13:07 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar në fshatin Vojnovc të Shtimes, pasi i njëjti në një aheng familjar (dasmë) kishte shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme