Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet.
Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar detajet rreth këtij rasti.
Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të Posta kryesore në Prishtinë, dhe se deri më tani ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Sipas tij. Në vend-ngjarje ka dalur policia, e cila ka konfirmuar se një veturë është dëmtuar nga gjuajtja me armë.
“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi për arbresh.info.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve