Google ADS

Gjuajtje me armë në Viti, vdes njëri nga të plagosurit

12:35 | 13 Korrik 2021
A. B.

Para pak çastesh, tre persona janë plagosur me armë zjarrin në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti.

Lajmin për portalin arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë. Edhe për kundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndërruar jetë.

” Ju informojme se me 13 korrik 2021 rethë orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka konfirmuar Hashani.

Raporti i plotë i policisë:

“Policia e kosovës ka arrestuar një të dyshimt lidhur me rastin plagosje me armë zjarri” Ju informojme se me 13 korrik 2021 rethë orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri.

Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë .

Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta.

Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë. Edhe për kundër ndihmës së mjekve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndrru jetë.

Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arrestojn një të dyshimt që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë .

Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme