Rreth orës 20:28 dy persona janë sulmuar me armë zjarri në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë.
Policia e Kosovës menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Personat që kanë sulmuar, sipas policisë, janë të njohur për organet e ndjekjes, raporton arbresh.info.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha thotë se në vendin e ngjarjese janë gjetur gëzhoja plumbash.
Sipas tij, viktimat janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre, mirëpo nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sonte ne ora 20:28 është raportuar se në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë ka pas gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç’rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë tani me të njohur edhe për policinë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja”, është shprehur Hoxha
Ai, ka bërë të ditur se policia është duke ndërmarr veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detaje tjera do te njoftoheni me kohe./arbresh.info
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...