Google ADS

Gjuajtja me armë në Gjakovë, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Shkelzen Ahmetit

10:35 | 19 Mars 2024
K.B

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e personi të dyshuar, Shkelzen Ahmeti nga Gjakova.

I dyshuari kërkohet për “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë- Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.

Policia njofton se nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë, edhe përkundër angazhimeve.

“Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë”, njofton policia.

Policia ka bërë apel që për çdo informatë të kontaktojnë në numrin e telefonit 192./Arbresh.info/

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” si dhe në stacionin më të afërt policor”, njofton policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme