Gjuajti me armë zjarri, policia arreston të dyshuarin në Pejë

09:16 | 8 Janar 2024
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se ditë më parë kishte shtënë me armë zjarri, shkruan Arbresh.info.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se pistoleta është gjetur dhe konfiskuar.

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM Rr. Mulla Agani, Pejë / 31.12.2023 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta është gjetur dhe konfiskuar.”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Të ngjashme