Një person është arrestuar në Suharekë, pasi i njëjti dyshohet se gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar në Suharekë.
Sipas njoftimit të Policisë, informatat për një vepër të tillë janë marrë nga një videoje në Tik tok, përcjell Arbresh.info.
“Stacioni Policor në Suharekë falë bashkëpunimit me qytetar, në bazë të informatave të marra nga një video në Tik tok, me datë 21.08.2022 ka arrit të identifikoj një të dyshuar i cili kishte shtënë me armë –pistoletë në një gazmend familjar me datë 09.08.2023.”, njofton Policia.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Të dyshuarit i është sekuestruar arma Pistoletë Zoraki me një krehër të zbrazët.
Ndërkaq, në këtë rast kanë filluar hetimet për veprat penale “ Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”./Arbresh.info.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...