Gjuajti me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet 63 vjeçari në Suharekë

08:56 | 1 Gusht 2024
K.B

Është arrestuar një 63 vjeçar në Suharekë, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë një aheng familjar.

Siç bën të ditur policia, në cilësinë provave materiale dy armë, armë Automatike AK-47 dhe një pistoletë.

“I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti iniciohet “-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “-Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Arbresh.info

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këto raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Suharekë me datën 31.07.2024, rreth orës 23:10 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se ne fshatin Peqan të Suharekë, në një gazmend familjar ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin H G (viti i lindjes 1961), mashkull, kosovar shqiptar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale dy armë:

• Armë Automatike AK-47 dhe

• Një pistoletë

I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti iniciohet “-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “-Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këto raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme