Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Përmes një njoftimi për media nga policia thuhet se, 45 vjeçari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë, shkruan Arbresh.info
Policia bën të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale dy armë:
Një pistolete tipit “AREX Delta” cal 9 X19 mm,
Një pistoletë tipit “Tanfogilo Compact”cal 9 mm,
Dy karikator dhe 20 gëzhoja kalibër 9X19.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Suharekë me datën 24.07.2024, rreth orës 13:38 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se ne rrugën “Lulzim Huta”, ne Suharekë, në një gazmend familjar ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin B.B (viti i lindjes 1979), mashkull kosovar shqiptar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale dy armë:
•Një pistolete tipit “AREX Delta” cal 9 X19 mm,
•Një pistoletë tipit “Tanfogilo Compact”cal 9 mm,
•Dy karikator dhe 20 gëzhoja kalibër 9X19.
I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti iniciohet “Përdorim i armës apo Mjetit të rrezikshëm “.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...