Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar pasi ka gjuajtur me armë zjarri.
Në njoftimin për media nga Policia, mësohet se rasti ka ndodhur në fshatin Carrallukë në Istog të mërkurën.
“Policia menjëherë iu ёshtё përgjigjur vendit tё ngjarjes aty ka kontaktuar tё dyshuarin, i cili deklaron se posedon njё armё tё gjatё. Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, ёshtё bёrё kontroll/bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse tё personit tё dyshuar”, njofton policia.
Tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:
Njё pushkё automatike (mitraloz)
Njё karikator i rrumbullakët
Njё fishek kalibër i panjohur
Dy gёzhoja
Njё pistoletё
Njё karikator
Njё pistoletё
Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё./Arbrsh.info/