Është arrestuar një person në Shtime, pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën, në fshatin Mullapolc të Shtimes.
I dyshuari G.N është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë).
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion, se me datën 17.02.2024 në fshatin Mullapolc të Shtimes, në një aheng kishte pasur të shtëna me armë të zjarrit.
Policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet dhe pas grumbullimit të informacioneve në terren, me datën 19.02.2024 kanë identifikuar të dyshuarin G.N ( M/K) i moshës 34 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër.
I dyshuari G.N është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë).
Rasti është cilësuar ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ” Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ./Arbresh.info/
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton