Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin S.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme me viktimën, i dyshuari ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka vdekur rrugës për në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q., ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
S.Q. dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit ditën e djeshme me datë 05 janar dhe gjendet në ndalim 48 orësh. Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, ka njoftuar prokuroria./arbresh.info/
Musliu: Skenari i rrenave të Albinit, sot po kthehet në real...
Pas Shqipërisë, Von der Leyen viziton Maqedoninë e Veriut
Hoti akuzon Qeverinë për keq menaxhimin e KEK-ut: Energjia e...
Muharrem Jashari u shpall lojtari i muajit dy herë radhazi t...
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve...
Tahiri: Na patën lodh “krejt dhe drejt” e sot s’vijnë për de...