Policia në Istog ka arrestuar katër persona të cilët janë kapur në bjeshkët e Istogut duke gjuajtur me armë zjarri. po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar armë e fishekë.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, me datën 15 gusht 2020 rreth orёs 17:00, ёshtё informuar nga njё qytetar, se nё bjeshkёn (Mokna), janё duke u dёgjuar tё shtёna me armё zjarri”, theklson njoftimi.
“Njësitet Policore tё Stacionit Policor Istog, menjёherё iu kanё përgjigjur ratsit, dhe me tё arritur nё vendngjarje ne vendin e quajtur (savina voda), ne bjeshkёn (Mokna)- Istog, nga zyrtarët Policor fillimisht ёshtё vëzhguar situata, dhe pas njё kohe tё shkurtër kanё dëgjuar tё shtёna nga armёt e zjarrit, Policia menjëherë ka marrё veprimet e duhura nё tri (3) lokacione ne distancë prej rreth 100 metra nga njёra tjetra, nё ato lokacione ishin tё vendosura disa “tenda”, aty ishin disa persona dhe automjete”, bën të ditur policia.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar armë të llojeve të ndryshme si dhe fishekë të armëve të zjarrit.
“Një (1) pistoletë e tipit M57 me një (1) karikator dhe 24 fisheë, një (1) pistoletë e tipit CZ99 me dy (2) karikator dhe 15 fishekë, një (1) pushkë automatike e tipit AK47 me dy (2) karikator dhe 92 fishekë, një (1) pushkë (karabinë) me një (1) gëzhojë të shkrepur nga pushka e njëjtë, një (1) pushkë gjuetie me 14 fishekë”, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohen katёr (4) persona tё dyshuar për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit tё rrezikshëm’
Pejë, 16 gusht 2020
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, me datën 15 gusht 2020 rreth orёs 17:00, ёshtё informuar nga njё qytetar, se nё bjeshkёn (Mokna), janё duke u dёgjuar tё shtёna me armё zjarri.
Njësitet Policore tё Stacionit Policor Istog, menjёherё iu kanё përgjigjur ratsit, dhe me tё arritur nё vendngjarje ne vendin e quajtur (savina voda), ne bjeshkёn (Mokna)- Istog, nga zyrtarët Policor fillimisht ёshtё vëzhguar situata, dhe pas njё kohe tё shkurtër kanё dëgjuar tё shtёna nga armёt e zjarrit, Policia menjëherë ka marrё veprimet e duhura nё tri (3) lokacione ne distancë prej rreth 100 metra nga njёra tjetra, nё ato lokacione ishin tё vendosura disa “tenda”, aty ishin disa persona dhe automjete.
Policia e Kosovёs nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit kanё filluar kontrollimin e tendave, veturave dhe personave qё ishin prezent, nё kёto lokacione, janё gjetur dhe konfiskuar:
Lidhur me kёtё rast janё arrestuar katёr (4) persona tё dyshuar:
Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...