Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 04/08/2022 ka pranuar një informatë se në fshatin Bresalc janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore dhe Njësiti Rajonal për Reagim të Shpejtë (NJRSH) ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar A.S. (1997) dhe A.A. (1957).
Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale se të dyshuarit gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë disa herë me armë zjarri.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë, njëra e llojit ,,Ekol Firat Compact’’ e kalibrit 9mm, dhe tjetra ,,Bereta Pb’’ e kalibrit 9 mm, 37 gëzhoja te kalibrit 9 mm dhe tre(3) fishekë të kalibrit 9 mm si dëshmi materiale për Gjykatë.
Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon të apeloj tek të gjithë qytetarët që të festojnë me zemër, jo me armë. Sa më pak armë, më pak viktima. /arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve