Gjuajnë marihuanën pasi shohin policinë, arrestohen e më pas lirohen

09:47 | 28 Qershor 2019
Arbresh.info

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj pasi dyshohen për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës të dyshuarit kanë hedhur një qese me me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë pasi kanë parë policinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pasi kanë vërejtur Policinë kanë hedhur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Nga njësiti policor si dëshmi është konfiskuar substanca narkotike me peshë 1.16 gramë”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës kanë njoftuar gjithashtu se të dyshuarit janë arrestuar e më pas liruar .

“Të dyshuarit janë sjellë në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, përfundon raporti i Policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme