Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas miratimit të programit të qeverisë së re të Kosovës i cili përbëhet prej 40 faqesh.
Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se është shumë zhgënjyese që për dy muaj koalicioni qeverisës ka propaganduar se kanë hartuar program të madh qeverisës.
“Dy muaj na kanë pasë lodhë me ato takimet e famshme se si po bënin plane të mëdha ekonomike. Ta kompleksonin edhe babain e ekonomisë moderne, Adam Smithin”, ka shkruar ndër të tjera Gjoshi.
Shkrimi i plotë i Betim Gjoshit:
Këta “gjenitë” e politikës me zor paskan arritë t’i shkruajnë 40 faqe program për qeverisjen e vendit.
Dy muaj na kanë pasë lodhë me ato takimet e famshme se si po bënin plane të mëdha ekonomike. Ta kompleksonin edhe babain e ekonomisë moderne, Adam Smithin.
Ky “program”, që vetëm emrin ia kanë ngjitë kështu – nuk po e kalojka nivelin e një dokumenti të ndonjë bashkësie lokale.
Ky “program” qenka fundi i shpresës për të rinjtë që mbanin akoma shpresë për punësim e perspektiva tjera.
Joserioziteti i madh që po i karakterizon është shenjë serioze për fundin e shpejt të këtij koalicioni./telegraf/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi