Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka dhënë detaje rreth zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie që do të përfundojnë me zgjedhjen e kryetarit të ri.
Gjoshi thotë se interesim për të marrë postin e të parit të PDK’së kanë shprehur edhe Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj.
“Ka interesim të z.Krasniqi. Kemi parë një interesim prej kryetarit aktual të partisë, kemi parë edhe te të tjerët por s’ka kandidatura zyrtare’, theksoi ai.
“Janë dy-tre çështje ai që bëhet lider. E para me ruajt unitetin, me i ruajt vlerat që i ka PDK’ja dhe me dëgjuar zërin e votuesit që s’i do njerëzit që kanë abuzuar me pozitat zyrtare”, thotë Gjoshi në T7.
Sipas tij, vendi shpejt mund të shkojë në zgjedhje dhe PDK duhet të jetë e përgatitur.
“Duke parë këtë qeveri të dobët Kjo mundet çdo moment me të çu ne zgjedhje’, shtoi Gjoshi, sekretar elektoral.
Gjoshi tha se kandidaturat për të parin e PDK’së duhet të zyrtarizohen deri më datë 1 korrik. Konventa Zgjedhore mbahet më 3 korrik.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...