Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Betim Gjoshi, ka thënë se emrat e ish-ambasadores kosovare në SHBA, Vlora Çitakut, si dhe ish-ushtruesit të detyrës së ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakajt, kanë qenë të përfolur për kryetar të Partisë Demokratike.
Gjoshi këto i ka deklaruar në emisionin ‘dPt te Fidani’, ndonëse ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare ndaj tyre për këtë pozitë. Për të njëjtit, kandidati për kryetar të Prizrenit nga kjo parti ka thënë se janë të mirëseardhur për anëtarësim në PDK.
“Është diskutuar, ndoshta jo zyrtarisht, nuk kemi pare ndonjë ambicie të tyre, por ka qenë e drejtë e tyre”, ka thënë ai.
“Ka pasur diskutime, është e drejtë e një subjekti demokratik. Kemi shkëmby sms me Vlora Çitakun gjatë kohës sa ishte krijimi i listës zgjedhore, me Cakajn nuk njihemi personalisht. Janë njerëz me vlera, janë të mirësëardhun në një garë të ardhshme”, ka shtuar tutje Gjoshi.
Sa i përket zgjedhjeve të brendshme dhe reformave përbrenda subjektit politik, ai ka thënë se ndonëse nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të mbahen ato, ai parasheh se pritet të mbahen para zgjedhjeve lokale. /t7/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...