Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi e ka quajtur monstrum politik kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Gjoshi ka thënë se askush nuk ka prodhuar më shumë deklarata kundër shtetit të Kosovës se Albin Kurti dhe Vetëvendosje, raporton arbresh.info.
Madje, sipas Gjoshit, Kurti mund të shtyhet me Vuciqin, Daqicin dhe Sheshelin sa i përkes mohimit të ekzistencës së shtetit të Kosovës.
“Ai mund të shtyhet me Aleksandër Vuqiqin, Ivica Daqiqin, Vojisllav Shesheli e qindra politikanë serbë që e kanë mohuar dhe luftuar ekzistencën e shtetit të Kosovës. Edhe vet e ka mohuar këtë shtet e flakën ia ka shti. Edhe sot, njëjtë si në Serbi, ky njeri lëshon deklarata që do t’ia kishin lakmi në Serbi. Monstrumi politik e ka dëshmuar se për pak pushtet është në gjendje të bëje gjithçka”, është shprehur Gjoshi në një postim në Facebook.
Anëtari i PDK-së, ka shkuar aq larg sa që ka pohuar se Kurti qëndron prapa përbindshave që vet i ka krijuar.
“Ky qëndron mbrapa përbindëshave që vet i ka krijuar, të cilët ta dëshirojnë vdekjen nga virusi Covid19 dhe burgun e Gjykatës Speciale me akuza të fabrikuara nga Serbia. Kështu bëjnë burracakët, si ky. Bëjnë video plotë helm për vendin e tyre dhe i lëshojnë ato nga largë”, ka thënë Gjoshi./arbresh.info
Postimi i plotë:
BURRACAKU ALBIN K.
Askush nuk ka prodhuar më shumë deklarata kundër shtetit të Kosovës se Albin K. dhe Vetëvendosje.
Ai mund të shtyhet me Aleksandër Vuqiqin, Ivica Daqiqin, Vojisllav Shesheli e qindra politikanë serbë që e kanë mohuar dhe luftuar ekzistencën e shtetit të Kosovës. Edhe vet e ka mohuar këtë shtet e flakën ia ka shti.
Edhe sot, njejte si në Serbi, ky njeri lëshon deklarata që do t’ia kishin lakmi në Serbi.
Monstrumi politik e ka dëshmuar se për pak pushtet është në gjendje të bejë gjithçka.
Ky qëndron mbrapa përbindshave që vet i ka krijuar, të cilët ta dëshirojnë vdekjen nga virusi Covid19 dhe burgun e Gjykatës Speciale me akuza të fabrikuara nga Serbia.
Kështu bëjnë burracakët, si ky. Bëjnë video plotë helm për vendin e tyre dhe i lëshojnë ato nga largë.
#Burracak #Mashtrues
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...