Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj, bëri të ditur se deri më tani, 173 mjekë kanë ikur nga Kosova.
“I bie 70.06 % e atyre që kanë diplomuar dhe janë pajisur me licencë në Odën e Mjekëve”, tha ai për rtv21.
Gjonbalaj theksoi se çështja kryesore e ikjes së mjekëve është ajo e pagave.
I pyetur se a i zgjidh të gjitha problemet në shëndetësi rritje e pagave, Gjonbalaj tha se “Nuk i zgjidh të gjitha problemet, por i afron mundësitë”.
Gjonbalaj, thotë se largimi i mjekëve nga Kosova është trend në rritje.
Ai thotë se është shumë shqetësuese ika e mjekëve dhe mungesa në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas Gjonbalajt, nëse ka mungesë të profesionistëve do të zgjatet lista e pritjes.
“Megjithatë me këtë listën e pritjes është bërë një sagë, edhe pse listë të pritjes ka në të gjitha vendet e botës në shëndetësi. Duhet potencuar se në aspektin e emergjencave nuk ka listë të pritjes. Pra ka kapacitete të mjaftueshme për rastet emergjente”, tha ai.
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...