Eduart Dervishaj nga Shqipëria, të martën, është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 350 euro gjobë për dhënie të ryshfetit, pasi që i njëjti paraprakisht kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Në seancën për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi dhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Osman Zajmi, kanë deklaruar se marrëveshja është arritur me vullnetin e lirë të të akuzuarit dhe pa presion.
I akuzuari Dervishaj, ka deklaruar se e pranon fajësinë dhe se me vullnet ka hyrë në negociata me prokurorinë për arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, duke hequr dorë nga ankesa dhe duke pranuar dënimin plotësues të mos hyrjes në Kosovë për një vit.
Kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj, ka pranuar marrëveshjen e arritur në mes palëve për pranimin e fajësisë dhe i ka shqiptuar të njëjtit 350 euro gjobë dhe ia ka ndaluar të njëjtit hyrjen në Kosovë për periudhën prej një viti pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.Ndryshe, Eduart Dervishaj, akuzohej nga organi i akuzës së më 6 shkurt 2018, në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë hyrjes në Kosovë, ka tentuar t’i jep ryshfet policit kufitar me qëllim që të mos e ndalojë personin që ishte me të Armand Likaj, i cili ishte i kërkuar nga forcat e rendit në Shqipëri.Sipas aktakuzës, i akuzuari kishte futur 10 euro në dokumentet e udhëtimit me qëllim që të mos alarmohej prezenca e të kërkuarit Likaj në automjet, por polici kufitar Muhamet Syla, kishte reaguar duke bërë arrestimin e të njëjtëve për procedurat e mëtutjeshme./Betimi per drejtesi
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...