Një shofere 21-vjeçare është gjobitur me 300 euro nga Policia e Kosovës në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë.
Në njoftim thuhet se më datë 28.04.2025, rreth orës 12:20, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, është ndaluar një shofere me inicialet S.H., 21 vjeçe, e cila po drejtonte një veturë të tipit VË Golf me targa vendore, përcjell Arbresh.info.
E njëjta është kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 112 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 50 km/h.
“Për këtë kundërvajtje, ndaj saj është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, janë dhënë 3 pikë negative, si dhe është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 6 muajsh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shefja e UNMIK-ut viziton Tërnavën, e uron për Kurban Bajram...
Krasniqi këmbëngul për qeveri të ish-opozitës: Unë siguroj 1...
Krasniqi bën homazhe për Bujar Bukoshin: Kontributi i tij do...
Komandanti i KFOR-it: 220 ushtarë humbën jetën gjatë sigurim...
LVV: 717 milionë euro të keqpërdorura në Komunën e Prishtinë...
“Detonimi ma humbi balancin”, polici rrëfen se si e larguan ...