Google ADS

Gjobitet qytetari në Ferizaj që bëri tejkalim në vijë të plotë

10:43 | 12 Qershor 2021
S D

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një personi , pjesëmarrës në komunikacion , i cili/e cila , ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë , në aksin rrugor , Gjilan-Ferizaj , afër udhëkryqit që qon në fshatin Mirosale të Ferizajt.

Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Ferizaj , menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizajt , falënderon qytetarin që ka dërguar këtë informatë dhe apelon qytetarët, pjesëmarrës në komunikacion , që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit , për një siguri më të madhe në komunikacionin rrugor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme