Gjobitet për mosrespektim të masave anti-covid, kërcënon zyrtarët policor

10:11 | 1 Shtator 2021
Arbresh.info

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, u njoftua për një rast të ndodhur dje në Podujevë.

I dyshuari është gjobitur për mosmbajtje të maskës, I njëjti ka kërcënuar dhe fyer zyrtarët policor.

I dyshuari , me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

Njoftimi i plotë:

Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë 31.08.2021-20:00.Deri sa njësiti policor  ishte në kryerje të detyrës zyrtare, kanë ndaluar te dyshuarin mashkull kosovar  për mos respektim te masave Anti Covid për mos mbajtje të maskës,  i njëjti gjatë një shqiptimi të një tikete në shenjë revolte i  ka kërcënuar dhe fyer  me fjalë zyrtarët policor. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme