Policia e Kosovës ia ka konfiskuar përkohësisht automjetin “Kombi” vozitësit i të cilit e kishte të konfiskuar patentë shoferin dhe kishte masë mbrojtëse për mos drejtim të mjetit.
Policia njofton se ndaj të njëjtit është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, gjashtë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike edhe për pesë muaj si dhe i është konfiskuar automjeti.
Tutje, policia apelon vozitësit që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001./Arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...