Policia Rajonale e Gjilanit gjatë një kontrolle rutinë ka ndaluar një veturë Golf me tabela 06 dhe ka hasur në vozitës i cili kishte masën e ndalimit të drejtimit të automjetit.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë një kontrolli rutinë kanë ndalë veturën Golf me tabela 06 dhe gjatë kontrollit është gjete se vozitësi shtetas i Kosovës me banim në Gjilan kishte masë të ndalimit të drejtimit të automjetit të tij (konfiskim të lejes së vozitjes) për shkak të shkeljeve në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 300 euro dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për gjashtë muaj të tjerë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...