Gjobitet me 200 euro një 20 vjeçar në Ferizaj, bëri tejkalim në vijë të plotë

18:47 | 14 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shofer të moshës 20 vjeçare në fshatin Rakaj të Ferizajt pasiqë i njëjti me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 17:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, saktësisht në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.A (M/K) i moshës 20 vjeçar,  i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.”, tha ai.

Sipas njoftimit, ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, 2 pikë negative, dhe për 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, shkruan Arbresh.info.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë.”

Tutje, policia i bën ftesë qytetarët për bashkëpunim.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme