Google ADS

Gjobitet me 20 mijë euro, PSD-ja: “Qeveria urdhëron Agjensioni përmbaron”

15:01 | 12 Prill 2023
Diellza Gashi

Partia Socialdemokrate sot ka mbajtur një aksion në zyret e Agjensionit për Informim dhe Privatësi, pasi që janë gjobitur me 20 mijë euro për përpunim të kundërligjshëm të dhënave.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një pronocim për media, ka thënë se drejtoresha e këtij institucioni nën presionin e qeverisë e ka gjobitur partinë e tij,  sipas tij me qëllim që të ndalen veprimtaritë e PSD-së, shkruan arbresh.info.

Madje ai potencoi se njëri ndër fajtorët në këtë mes është edhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili sipas Mollqiaj, ka nxitur këtë agjension që të merr vendime të jashtë ligjshme për të dëmtuar partinë e tij.

“Kapja e institucioneve të pavarura tashmë është shndërruar në instrumente vepruese. Ky institucion siç mund ta dini drejtoresha e këtij institucioni është një militante politike e Vetëvendosjes e cila është e emëruar nga kjo Qeveri. Këta nën presionin e qeverisë së Republikës së Kosovës informata të sigurta të brendshme të shtetit. Njëri prej emrave që ka bërë presion është ministri Hekuran Murati, i cili e ka nxitur këtë agjension që të merr vendim të jashtëligjshëm për ta penguar veprimtarinë e PSD-së. Duke parë që arrestimet individuale nuk kanë mundur që ti ndalin kanë filluar që të jepi gjoba marramendëse nën pretendimin për shkeljen e privatësisë. Bëhet fjalë për aksionin tonë kundër Zajednicës me peticionin që e patëm tek qeveria”, tha Molliqaj.

Pas këtij vendimi të gjobitjes, kreu i PSD tha se nuk ka pasur të drejtën për të dërguar ankesë.

Gjithashtu ai tha se do ta dërgoj në Gjykatë Civile këtë çështje dhe do të kërkojmë masë për parandalimin e saj.

“Nuk na kanë lënë të drejtë për ankesë, e kanë çuar që pas 30 ditësh përmbaruesi me marrë fondet nga Partia Socialdemokrate. Duke qenë të vetëdijshëm që partia jonë nuk ka të hyra nga institucionet e shtetit dhe mbijeton me shuma shumë modeste, ata kanë tentuar të na bëjnë dëm. Sigurisht që ne do ta çojmë në Gjykatë Civile këtë çështje dhe do të kërkojmë masë për parandalimin e saj, por ajo që dihet qartë është që ka vendim selektiv, për të njëjtin material, nga e njëjta parti, nga i njëjti institucion, nga i njëjti drejtim, kanë marrë vendime të ndryshme”

Megjithëkëtë ai thotë se arsyeja kryesore e këtij veprimi është që ta dëmtojë partinë e tij financiarisht.

“Ideja është që me dëmtuar financiarisht PSD-në. Por, këta kanë mundur të marrin masa sipas përshkallëzimit. Kudo në institucione të pavarura nuk merrem masa radikale për palën që është për herë të parë. Këta kanë shkuar te shkalla e shtatë dhe dënimi maksimal. Praktikisht 40 mijë euro është dënimi maksimal e këta kanë shkuar në 20 mijë euro. Asnjë kritikë e asnjë vërejtje dhe asnjë paralajmërim, por direkt në dënim”, është shprehur Molliqaj në një deklarim para mediave të mërkurën.

Me tej, ai ka thënë se ky peticion i partisë në pushtet i ka penguar sepse “tashmë ka vendosur ta bëjë Zajetnicë”.

“Na nuk i kemi përdorur të dhënat me shitë, ble, përfituar ose mashtruar. Ato të dhëna të 200 mijë qytetarëve janë dhënë për ta kundërshtuar këtë marrëveshje. Ky është rasti i parë ku pushteti po i përdor instrumentet e veta për t’i ndëshkuar partitë politikë”, ka deklaruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme