Gjobitet 22-vjeçari në Ferizaj, tejkaloi në vijë të plotë dhe nuk kishte të drejtën për vozitje

14:16 | 27 Shkurt 2024
E.H

Policia e Kosovës ka pranuar një informacion, se një person me datën 26.02.2024 në orën 23:59 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj me veturën Daimler Benz me targa vendore, ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.

Në njoftim thuhet se Policët e stacionit në Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë personin me inicialet A.M i moshës 22 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tij kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë , ngaqë i njëjti  përveç kundërvajtjes për tejkalim në vijë të plotë, ai nuk e kishte të fituar të drejtën për patentë shofer.

“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falenderon qytetarin për infrmacionet e dërguara në polici , ndërsa fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme