Njësite policore nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë kontrollit në trafik në dy raste në ndara ka hasur në kundërvajtës në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njërin rast kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë 99 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.
Tutje në njoftim thuhet se në rastin e dytë kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë 68 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj./Arbresh.info
Driloni thotë se nëse do e ketë partnere Sarën, do t’i pengo...
Hamza në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për ...
Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve hartojnë një proj...
“Kjo cka po i bëhet Gjestit është e pa pranueshme̶...
Trump kërkon që SHBA të dominojë industrinë e inteligjencës ...
Mourinho nuk i ndal akuzat për futbollin turk: Historia e di...