I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur që kompanitë të cilat shfrytëzuan muralet në rrugën B, janë gjobitur me nga 300 euro.
“Nga 300 euro dënim, mbulim i reklamës, dhe turpërim publik për kompanitë Cima dhe Loriano për gabimin në rrugën B” shkruan Ahmeti.
Më herët gjatë ditës Ahmeti kishte bërë të ditur që dy kompani kishin prishur muralet, dhe se do ta pësonin që të dyja, si dhe të tjera në qoftë se thyejnë rregullat dhe ligjet.
“Dikush sot paska fillu me i prish muralet me reklama. Ne do ti dënojmë këto biznese, me qëllim edhe emrin po ja u vendosi për me tregu se nuk i bën nder askujt me punu kundër rregullit e ligjit e edhe kundër artit. I paralajmërojmë edhe të tjerët se do të ngrisim kallëzime penale” ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Rama: Unaza e Madhe e Tiranës gati në fund të këtij viti
Haradinaj kujton mjekun e UÇK-së: E deshte Atdheun dhe u fli...
Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda k...
Mediat zvicerane e konfirmojnë: Amir Saipi ka vendosur që ta...
Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Me foto mes kanabisit, Salianji apel nga qelia për pjesëmarr...