Inspektorati Shëndetësor ka marr vendim për gjobë me nga 20 mijë euro për tri klinikat private për shkelje të ligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Udhëzimin Administrativ për Fekondim të Asistuar Mjekësor.
Lajmin për këtë masë nga ISH e ka konfirmuar u.d. e Kryeinspektores, Dr. Nora Krasniqi. Ajo ka deklaruar se gjobat janë shqiptuar pas konstatimit të shkeljeve në raportet e inspektimit në këto tri klinika.
Këtyre institucioneve përkohësisht iu është ndaluar edhe veprimtaria e FAM-it nga ISH. Krasniqi ka bërë të ditur se për mundësinë e revokimit të licencës për FAM për këto spitale do të vendos Bordi për Licencim në Ministrinë e Shëndetësisë.
Kujtojmë se tri klinika private në Prishtinë u inspektuan nga Inspektorati Shëndetësor dhe u bastisën nga Policia e Kosovës në muajin e fundit.
Policia arrestoi disa persona me këtë rast, ndërsa embrionet e ngrira u konfiskuan dhe u dërguan në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...