Gjobiten dy vozitës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, po garonin me vetura

21:23 | 12 Shkurt 2024
E.G

Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë -Ferizaj.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në orën 17:00, shkruan Arbresh.info.

“Sot rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, nga njësiti i trafikut rajonal, janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura.”, thuhet në njoftimin e polcisë.

“Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme