Një qytetar është befasuar nga një gjobë qesharake që i është shqiptuar nga Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur dje në komunën e Deçanit, shkruan arbresh.info
Lexuesi i portali arbresh.info H.B ka dërguar gjobën në adresën tonë, ku shihet se qytetari është dënuar vetëm me katër (4) euro për kundërshtim të vendosjes së rripit të sigurisë.
Ai thotë se nuk ka mundur ta paguajë gjobën, pasi nuk ekzistonte në sistem.
“Kam shkruar të paguaj gjobën, por nuk ekzistonte në sistem, sigurisht pasi shuma ishte shumë e vogël”, deklaroi H.B.
LIGJ PËR KUNDËRVAJTJE| Sipas nenit 29 sanksioni i kundërvajtjes me gjobë për personin fizik dhe personin përgjegjës të personit juridik nuk mund të jetë më pak se njëzet (20) euro, dhe jo me shumë se dyqind (200) euro. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...