Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 03:18 të mëngjesit në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj ka ndaluar një shofer i cili me automjetin e tij shkaktoi kundërvajtje në komunikacion dhe përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes që rezultoi me 1.56 %0.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet R.V i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 2 pikë negative dhe nëntë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Në po të njëjtën rrugë , rreth orës 03:30 , policia ka ndaluar shoferin tjetër, i cili me automjetin e tij shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes ku rezultoi 1.54 %0.
Ndaj shoferit me inicialet E.G i moshës 22 vjeçar, policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 2 pikë negative dhe nëntë vite heqje e patentë shoferit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në komunikate për media./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...