Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

12:15 | 12 Nëntor 2023
E.H

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Prishtinë -Ferizaj në fshatin Prelez i Jerlive ka ndaluar një shofer, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 150 km/h.

Ndaj Z.G 47-vjeçar është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje prej 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj heqje e patentë shoferit, përcjell Arbresh.info.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme