Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka ndaluar një shofer në rrugën lokale “Brahim Ademi” i cili me veturën e tij ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën 50 km/h zhvilloi shpejtësi 127 km/h.
Ndaj shoferit A.V 33-vjeçar, është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse me dënim prej 500 euro dhe për një vit heqje e patentë shoferit.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...