Google ADS

Gjobë ndaj dy shoferëve që tejkaluan në vijë të plotë në Ferizaj

16:14 | 20 Mars 2024
E.H

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor sot në dy raste të ndara në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik saktësisht në fshatin Rakaj të Ferizajt, ka shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje tejkalim në vijë të plotë.

Rreth orës 12:18, policia ka ndaluar shoferin L.K i moshës 31 vjeçar, i cili me veturën e tij ka bërë tejkalimin në vijë të plotë. Për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, përcjell Arbresh.info.

Ndërsa, rreth orës 12:50 ka ndaluar shoferin M.D i moshës 23 vjeçar, i cili me veturën e tij ka bërë tejkalimin në vijë të plotë. Për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor dhe të mos bëjnë tejkalime në vijë të plotë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme